Vetëm fjalë


Qielli i errët fillon të çelet
dhe yjet i përpinë ngadalë,
e unë kësaj nate kaq të bukur,
s'i jap gjë tjetër, vetëm fjalë.

Pra, kam kohë që po qëndroj këtu
herë herë flas me veten,
prandaj edhe mua sikurse yjet
fjalët ngadalë po më treten.
Të tilla që u ngjajnë lutjeve
që shprehin ndjesë, e shpresë,
të tilla fjalë që jashtë s'dëgjohen,
e brenda më ulërasin me dënesë!

Ndoshta edhe ato si unë janë lodhur
duke pritur një diell të ri çdo natë,
që nuk ndryshon veç të shkretën datë
por edhe njerëzit pak nga pak.




Picture taken from: traperture page
Originally written: September 6th 2015

Comments