Nan'

Ajo ka brishtësi e fortësi të përsosura në një
Oqean prej lotësh të paderdhur, a të derdhur pa zë,
Ajo që mbanë aq mirësi sa as gjithësia s’mund të mbajë
Jo më kot vetë parajsa gjendet nën këmbët e saj!
Nan’
Këtë herë nuk po të kërkoj falje
për asgjë prej kësaj bote,
Këtë herë më fal që fjalët e mija
nuk do të arrijnë kurrë deri te madhështia jote.










Picture taken from Pinterest
Originally written in March 25th, 2017

Comments