Inspiration
02-05-2017
Secilit
prej nesh na ka ndodhur shpesh të flasim me njerëz të ndryshëm për gjëra të
thjeshta por mjaft kuptimplota. Ndër to edhe për jetën që kemi dhe gjërat e
vogla, detajet të cilat na plotësojnë e ndonjëherë edhe na mbushin. Të gjithë
ata kanë diçka të veçantë me të cilën gjejnë arsyen të vazhdojnë përpara duke
buzëqeshur, por ka edhe nga ata të cilët e kanë humbur këtë arsye. Nuk po flas
për njerëzit apo gjërat të cilat na dhurojnë lumturi dhe i kemi humbur, sepse
është dikush i cili na zëvendëson ato me më të mira… po flas për arsyen e
brendshme, atë të cilën njeriu e rrënjosë njëherë dhe e rritë në çdo moment që
frymon, për atë se si njerëzit e shohin jetën.
Kur njerëzit thonë se 'sytë janë pasqyrë e shpirtit' nuk e kanë fjalën vetëm
për atë se si e reflektojnë atë që ndjejnë përbrenda, por edhe për atë se si
ata me atë që ndjejnë e shohin botën jashtë, duke kuptuar se secili prej nesh e
zgjedhim vetë botën që na rrethon, thjeshtë, nga mënyra se si e shohim atë.
Dhe sot po e shkruaj vetëm një gjë të vogël që do të ta dhuronte qetësinë për
të zgjedhur një botë më të mirë, vetë sytë e tu, mundësia për të parë!

"Mënyra se si një person i trajton të tjerët është thjesht pasqyrim i asaj se çfarë ai ndjen për veten e tij."
Duaje veten që të duash të tjerët dhe bëj paqe me veten që të përqosh qetësi në shpirtin e tjetrit.
Photo taken on tumblr.
11-09-2016
"Zoti jo çdo herë të dhuron një ditë të re sepse ti ke nevojë për të, Ai të dhuron ditë të reja sepse dikush afër teje ka nevojë për ty."
Prandaj, çdo mëngjes i ri le të ta përkujtojë se vlera jote merr jetë kur dhuron kujdes ndaj atyre që të duan.
This photo is taken on heatercentral page.
09-09-2016
- "The best view comes after the hardest climb."
As for me, climb not as high as you can but as high as you dream!
This photo is taken on National Geographic page.
This photo is taken on National Geographic page.




Comments
Post a Comment