Më kanë pyetur se cila është gjëja që e urrej më shumë dhe përgjigjia më e sinqertë që mund të kisha dhënë ishte vetë urrejtja. Vërtetë që ka mjaft gjëra të cilat nuk i dua, gënjeshtrën, padrejtësinë, përuljen, e të tjera të tilla me të cilat më ndodh të përballem shpesh herë. Por të urresh është ndryshe!
Të urresh do të thotë ta gënjesh më parë se të tjerët, veten, t'i drejtosh gishtin e përuljes vetëvetes e të lësh të t'verbohen sytë kur ke për të zgjedhur në mes rrugës së drejtë dhe asaj të gabuar...Urrejtja është arsyeja e gjithë kësaj hipokrizie, çelësi që mbyll mendjen, drita e shuar e shpresës dhe më e keçja, frika të duash. Ja pse shumë njerëz e humbasin veten e tyre ende pa e gjetur atë!


Picture taken from: byranadam page
Originally written on: July 19th 2016

Comments