Muzg pa shpresë

Nën dritën e zbehtë të muzgut
këmbëzbathur po sillem vërdallë
dëgjoj valët njëra pas tjetrës,
se si vijnë dhe ikin ngadalë.
Dhe si për ironi,
diku brenda tyre
gjej shumë njerëz aq pa vlerë,
që vijnë na marin nga një copëz jete,
e pastaj largohen përnjëherë.
Më vonë më kujtohen ca zëra
që thonin se këto lloj gjëra
rrjedhin vetë natyrshëm,
po atëherë,
pse nuk ua marim dot prapa shpresën
që dikur na vodhën aq rrëmbyeshëm?!


















Picture taken from tumblr.

Originally written: December 5th 2015
Prishtinë


Comments