Ma zgjat dorën

 

Ma zgjat dorën.
Nata më mbështolli gjatë kohë,
Më tërhoqi qenien drejt vetmisë,
E çfarë do t'i merrja mbrapa
Përveç gjithë yjësisë?
Dhe do e ndajmë.
Do ta ndajmë bashkë diellin
Edhe shpirti yt le t'shndërit,
Kur ti bën kaq dritë...
Dielli im, sikur rri përherë në zenit!
Do ta ndajmë thellësinë e shpresës
Që nga çdo përhumbje, të këndellë,
Kurajo jote
E bën timen shpresë, oqean të thellë.
Ma zgjat dorën.
Do ta ndajmë bashkë
Secilin meteor gjigant,
Përkrahë kësaj force tënde
Forca ime duket gur diamant.
Pra, kur t'kem dalë nga vetmia
Dhe dorën ta kërkoj, mos e mbaj të zënë,
Nuk kam për të t'kërkuar diçka
Por kam shumë për të t'dhënë!

Comments