Ti - Një pemë vjeshte


A e di?
Secili paskësh ditën
kur i ngjanë një peme vjeshte,
Pas një ere të fortë
do të duket thatë nga jashtë
pa shpirtin që dikur i qeshte.
Të shoh,
Si një frymë pa pikë mëshire
Njerëzit kanë fryrë mbi ty dyshim
Të kanë hequr atë copëz gjallërie
Që mbanë emrin vetëbesim!
Dhe ke pranë vetes plot të tillë
Njerëz me njerëzi të prishur
Njerëz me përpjekje të shtirur
Përpiqen besimin të ta ujisin
Me lotët tu, e brenda tyre të mbysin.
Dhe ke pranë vetes plot të tillë
Njerëz pa njerëzi,
Që dhe rrugën ku ecë çdo ditë,
Ta kthejnë në një sfidë!
Tregoju,
Se ti sërish do besosh në vete,
Se pranvera e besimit tënd është e sigurtë,
Se kjo do të të japë aq shumë kurajo
Sa ta shohë secili zemërngurtë.
Se ti sërish do besosh në vete,
Mirësinë që ke ta ndjejë çdonjëri,
Se pas aq shumë përpjekjesh
për të të lënë poshtë,
Ti ngrihesh përsëri, dhe përsëri!
Se lotët s’të mbysin asnjëherë
Ata buzëqeshjen ta kanë ujitur,
Një të tillë që të buron nga brenda
Si rrezet kur dalin mes reve papritur.
Fali,
Duhet të kesh aq shumë besim në vete
Sa të duash ta shohësh edhe tek të tjerët,
Fali sa kanë kohë ta kuptojnë këtë,
Fali sa është ende herët.
Duaji,
Ata që gjithnjë
të kanë dashur për atë që je,
edhe kur s’munde të besoje në vete,
edhe kur ishe zhveshur nga besimi në vete
kur qëndroje si një pemë vjeshte
e zhveshur mbi dhé.
Beso tek ty
Nëse jo sot, në shpresën se do e bësh nesër
Se o të besosh, o të shpresosh
S’frymon dot në një rrugë tjetër.
Dhe të dyja këto janë drita jote!

Originally written in November 2019
Picture taken by @Flakon Zharku 

Comments