Ti, Forca jote!


Ndonjëherë nuk mjafton guximi për të nxjerrë jashtë atë që të mundon. Ndonjëherë ke aq shumë nevojë të flasësh por ende më shumë nevojë që dikush të të kuptojë se çfarë po ndjenë ende pa folur. Do të ishte e kotë të mendoje se nuk do të zhgënjehesh ndonjëherë, por e di... nuk e kishe menduar se do të zhgënjeheshe gjatë kohës që tashmë të mundon një zhgënjim tjetër!
Këtu fillon çdo gjë, këtu e kupton sa shumë ke nevojë për veten tënde, jo për veten por për të tjerët.
Këtu lindë forca jote!
Nëse atëherë kur më së tepërmi pate nevojë për fjalët e afërsinë e dikujt dhe nuk t’u dhanë, tani je më e fortë t’i qëndrosh ti pranë dikujt kur e pret më së paku. Tani zhgënjimin tënd mund ta kthesh në një shpresë të re për dikë tjetër, dhe më beso, kjo kërkon zemër të madhe, guxim të cilin ti tashmë e ke rrënjosur në shpirt. Asnjëherë mos të depërtojë dëshpërim brenda teje, nuk është thënë kot se ne jemi më të fortë në pjesët a vendet që i kemi të copëtuara. Ato copëza janë dritë, mirësi, shpresë, udhërrëfyes dhe përkujtues të mbledhura bashkë.
Një pjesë tashmë e thyer nuk thehet dot prap... njëherë po e gjete atë forcë nuk do të ndalesh së ndriçuari mbi të tjerët gjithnjë! 


Originally written: January 1st, 2018
Picture taken by: moodygrams.

Comments