Anuar
Ti
je më i fortë se rrugët
Që
këmbëzbathur i përshkon,
Duart
e tua sikur kanë prekur
egërsinë
e botës,
Po
lojën dot nuk e ndalon!
Ti
je më i ëmbël se buzëqeshja
Që
pa kushte e dhuron,
Një
trup i vogël shumë,
Po
që më shumë forcë buron.
Ti
je më i çiltër se vetë sytë tu,
Që
nuk shohin as më të voglin mjerim,
Jo
atë që të rrethon përkohësisht
Por
mjerimin në njerëzim!
Ti
je unë,
E
unë jam ndjenjat e tua.
Le
të zgjasë shpresa jote,
drita
brenda teje,
Kjo
është krejt çka dua!
Origunally written, September 22
Photo made by me,
Edited by Bleron Llugiqi
Comments
Post a Comment