Çfarë mendoj sot
T'i ndash hallet me dikë
Ndonjëherë e gjejmë veten aq të humbur brenda mendimeve e 'problemeve' sa që harrojmë se zgjidhja më e duhur qëndron në ngritjen e kokës dhe shikimin nga sipër të gjërave. Shpesh ndodhë që i mbajmë mbi supe tërë ato brenga të cilat në fakt jemi të destinuar ti kapërcejmë e të luajmë si të duam me tërë zgjidhjet pozitive që na largojnë prej tyre.

Kur ti e di se ku
qëndron zgjidhja e një pengese je bërë mik i sinqertë i vetëvetes, kur nuk mund
ta zgjidhësh vetë, kërko ndihmë prej miqve të sinqertë të jetës. Ne jemi bërë
për njëri-tjetrin! Gjithmonë ka dy rrugë… njëra e lehtë dhe e shpejtë dhe një e
cila kërkon më tepër mund. Të mbyllesh në vetëvete është e lehtë por të flasësh
për veten me dikë është sfidë në vete. Forca për ta ndarë një problem me dikë
duke e gjetur zgjidhjen së bashku duhet të jetë e veçantë, ndoshta forcë më e
fortë se të tjerat… gjithmonë mundohu ta gjesh atë kurajo të flasësh, është
diçka që nuk të merr gjë nga vetja por përkundër të dhuron mirësi dhe forcë më
shumë!
Ndjenja e të pasurit
dikë që është aty për të të dëgjuar nuk duhet të quhet ndjenjë por vetë
lumturi. Si ta dish nëse e ke vërtetë një mik të tillë? Duhet ta dish, do ta
dish sepse të gjithë kemi brenga a shqetësime. "Si do ti shihje yjet nëse nuk do
të kishte errësirë?!"
Dhe në fund, po flas
për ato 'ndonjëherë-t', sepse po, të gjithë kemi halle por kaq shumë më shumë gjëra për
të qenë të lumtur dhe pozitiv!
Comments
Post a Comment