Perëndim

Të ndjej... e di se edhe ty të pëlqejnë shumë pasditet, e në veçanti pamjet e bukura nga perëndimi; e di se deri sa të kanë lënë pa frymë në po ato çaste të kanë mbushur plot shpresë, plot jetë. Dikur edhe unë kam menduar se qielli bëhet i tillë gjatë perëndimit sepse ashtu do natyra... tani e di se ai është aq i bukur sepse u ngjanë njerëzve!U ngjanë atyre njerëzve që pas një dite të gjatë janë aty për ty, çdo ditë, madje mezi presin të dëgjojnë tregimin tënd. Atyre që sado i zemëruar mund të jesh të dhurojnë qetësi sapo i sheh, e më së tepërmi u ngjanë atyre njerëzve, me gjallërinë me të cilën ata mbushin kohërat tua më të vështira nuk krahasohen as qindra ngjyrat e bashkuara atje lart.Ti vërtetë që nuk e di nëse edhe një e nesërme të pret, prandaj më mirë se të jesh si lindja e një dite për dikë, dhuroji besimin se je gjithnjë aty për të, bëhu si perëndimi i saj!


Picture taken by me
Originally written: December 31, 2016

Comments