Ka ardhë koha



Po, e njoh heshtjen...
I njoh edhe ata që heshtin,
Njoh sytë e heshtur që
Me zor gjejnë arsye të buzëqeshin.
Por prap buzëqeshin!
Kam arritur të njoh dhe përuljen,
Të përulurin që të heshtë i thanë
E kur një dritë shprese kishte kaq pranë
E heshtën, e përulën, pa shpresë e lanë.
Mendojnë se e lanë!
E njoh të dehurin, të dehur pa pirë
I rrethuar nga njerëz, ndjenë vetmi,
Të dehur nga kaq shumë padrejtësi
E për ironi, s'i kujtohet më as vetja e tij...

Unë të njoh ty!

A nuk ka ardhë koha që
Veten ta shohësh përmes syve të dhembshurisë
Të kuptosh se si t'kanë katandisë?!
Të shohësh përtej syve...
Që veten ta shohësh edhe
 përmes syve të dashurisë,
Të kuptosh se vetëm asnjëherë s'do jesh
E përtej shpirtit të ndjesh...?
A nuk ka ardhë koha të zgjohesh
Nga ky gjumë i realitetit të hidhur,
Me fjalët që deri sot ke heshtur
Të vrasësh çdo njeri të shtirur?
A nuk ka ardhë koha të flasësh përtej fjalëve...?
Ka ardhë koha.



Picture taken from bryanadamc page
Originally written on: January 8th, 2017



Comments