Në luftë me veten
Të rëndon, të sforcon,
Të duhet pak dritë nga ndonjë kënd,
Sakaq bëhesh dhe i vrazhdë
Kur provon lufton me shpirtin tënd.
Harron sa i fortë je përballë çdo sfide,
Sa përsosshmërisht je krijuar...
Sa padrejtësi i bën vetes
Me shpirtin tënd duke luftuar.
Sepse në një luftë të tillë
As nuk humb gjithnjë,
E gjithnjë nuk mund as të fitosh!
Mos e shih armik tërë qenien
Të mos e njohësh dot veten e vërtetë,
Lufto veç me të keqen e vetes
Kjo që shpirtin s’ta lë të qetë.
Kështu as tek sytë e tu
E keqja e askujt nuk bën dot vatër,
Kështu ti mund ta arrish edhe qiellin,
Të cilin e prekë çdo ditë një shpirt i pastër!
Të duhet pak dritë nga ndonjë kënd,
Sakaq bëhesh dhe i vrazhdë
Kur provon lufton me shpirtin tënd.
Harron sa i fortë je përballë çdo sfide,
Sa përsosshmërisht je krijuar...
Sa padrejtësi i bën vetes
Me shpirtin tënd duke luftuar.
Sepse në një luftë të tillë
As nuk humb gjithnjë,
E gjithnjë nuk mund as të fitosh!
Mos e shih armik tërë qenien
Të mos e njohësh dot veten e vërtetë,
Lufto veç me të keqen e vetes
Kjo që shpirtin s’ta lë të qetë.
Kështu as tek sytë e tu
E keqja e askujt nuk bën dot vatër,
Kështu ti mund ta arrish edhe qiellin,
Të cilin e prekë çdo ditë një shpirt i pastër!
Originally written on July 2019
Picture taken by @blinerafejzullahu
Comments
Post a Comment