Dhemb
Natë
e ftohtë dhjetori dhe,
unë
jam ulur në stolin tim të preferuar,
në
mes të dimrit, këmbëzbathur,
e
krejtësisht e hutuar.
E
di çfarë dhemb më shumë ?!
Aspak
të shihja veten në atë gjendje
sikur
për t'u veshur kisha harruar,
e
as lotët të patharë,
edhe
ata të turbulluar.
Në
këtë natë të ftohtë dhjetori
as
yje, as qetësi, as melodi, nuk dhemb më as vetmi,
as
zhgënjim, as dashuri,
as
të shohësh mes njerëzish largësi,
as
krenari, as çmenduri.
E
madje, as çnjerëzi.
Nuk
dhemb as ideja
me
të cilën kisha dalë
të
vija të ftohtin e shpirtit tim,
me
atë të dhjetorit ballë për ballë.
Nuk
dhemb më as të ftohtit e shpirtit.
Nëse
nuk e ke kuptuar,
ta
kam thënë tashmë...
Dhemb
që, asgjë nuk dhemb më!
Originally written on: December 24th, 2015
Picture taken by: Bleron Llugiqi
Comments
Post a Comment