Duaje veten


Ndihu rehat me veten. Është e vështirë që sot të kesh rreth vetes njerëz që të duan për atë që je në të vërtetë, vetëm nëse ke ndonjë veti e cila iu pëlqen a përshtatet. Gjithsesi, ji vetëvetja, rehat me veten. Të ndihesh rehat nën lëkurën tënde do të thotë të mos presësh nga të tjerët të të duan për atë që je por ta duash ti veten për atë që je, për atë që do dhe mund të bëhesh! Çdo ditë e re që të dhurohet kur të hapësh sytë thuaji po jetës, po të mirës, po sfidave, po lumturisë, po shpresës dhe çdo gjëje që të vjen. Sepse të ndihesh rehat nën lëkurën tënde do të thotë që e vetmja 'jo' me të cilën mund të përgjigjesh është pyetja se 'A jam unë sot aty ku dua të jem dhe çfarë dua të jem', ngase një shpirt plot jetë nuk mjaftohet asnjëherë me veten për atë që do apo ëndërron të arrijë dhe ti mundesh! Të ndihesh rehat me veten do të thotë të mundohesh të mbrohesh nga të këqijat që mund t'i shkaktosh vetes, e atëherë mund të mbrohesh pa menduar aspak edhe nga ata njerëz që nuk ia kanë idenë për mirësinë. Çliroje veten nga ai vend i  errët që të kanë futur mendimet e të tjerëve dhe ndihu rehat me atë që mendon ti për veten tënde! Thuaji vetes fjalët që do të dëgjosh me zërin i cili nuk ndjen nevojë ta dëgjojnë të tjerët përderisa të jep shpresë ty.
Duaje veten, sepse mbi të gjitha, askush nuk dhuron dashuri të sinqertë pa ditur se si ndihet ajo përbrenda.

          Picture taken from: bryanadamc instagram page

Comments